Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Deklarata për Ngushticën e Hormuzit ishte shaka

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte duke bërë shaka kur deklaroi se do ta shpallte Ngushticën e Hormuzit territor amerikan pas luftës me Iranin.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

BOTË — Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte duke bërë “shaka” kur tha se do ta shpallte Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së pas luftës me Iranin, sipas mediave amerikane dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga reporteri i Wall Street Journal, Brian Schwartz.

Deklarata për Ngushticën e Hormuzit ishte shaka
Foto: tetovasot.com

Deklarata u bë gjatë një tubimi politik në Akademinë e Policisë së Qarkut Nassau, në Garden City të New Yorkut, ku Trump u tha mbështetësve se pasi të përfundojë mposhtja e Iranit, ai do ta shpallë Hormuzin territor të SHBA-së dhe se Washingtoni kontrollon qarkullimin detar.

Sipas Schwartz, një zyrtar i lartë i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Trump nuk është takuar me këshilltarët e tij për të diskutuar një lëvizje të tillë dhe po bënte shaka gjatë fjalimit, pavarësisht se gjatë tubimit ai qeshi dhe më pas shtoi se ishte e vërtetë.

Nga ana tjetër, zyrtarët ushtarakë iranianë i kanë kundërshtuar pretendimet e Uashingtonit për kontrollin e kësaj rruge ujore strategjike, duke i cilësuar si gënjeshtra dhe trillime të pabaza. SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një armëpushim në prill dhe kishin nënshkruar një marrëveshje në qershor për nisjen e negociatave drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme