Çitaku: Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj ligjit dhe obligimeve ndërkombëtare
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar udhëheqësen e PDK-së, Vlorë Çitakun.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Vlorë Çitakun, e cila u emërua si udhëheqëse në detyrë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në takim, Hargreaves e ka uruar Çitakun për detyrën e re dhe ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e ardhshëm. Sipas ambasadorit, është diskutuar edhe rëndësia e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare.