Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Çfarë garantimesh i duhen Byrosë për pasurinë e pajustifikueshme?

IKD propozoi që drejtuesit e Byrosë të kenë mbështetjen e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit, jo vetëm të pranishmëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Çfarë garantimesh i duhen Byrosë për pasurinë e pajustifikueshme?
Foto: Ilustrim · Beverley Guildhall Courtroom (CC0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) propozon që Kuvendi t'i zgjedhë drejtorin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës me mbështetjen e shumicës së të gjithë deputetëve, jo vetëm të atyre të pranishëm në votim. Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gzim Shala, tha se kjo do të forconte legjitimitetin dhe pavarësinë e institucionit.

Sipas Shala, procedura e parashikuar në projektligj — emërimi me votat e shumicës së deputetëve të pranishëm — mund të jetë standard i përshtatshëm për institucione administrative të zakonshme, por jo për një mekanizëm me ndikim të madh juridik dhe ekonomik. Një formë e tillë përzgjedhjeje, tha ai, mund të krijojë perceptimin se Byroja është e ndikuar nga shumica politike.

Shala ngriti vërejtje edhe për rregullimin ligjor të kontrollit të pasurisë. Megjithëse projektligji bëri avancime në përcaktimin e periudhës që do të shqyrtohet, ende ekzistojnë paqartësi: nuk është përcaktuar qartë kuptimi i pasurisë "në masë të madhe më e lartë" sesa të hyrat e ligjshme.

Sipas tij, mungesa e një kufiri të qartë, e standardeve të matshme dhe e një metodologjie të përcaktuar mund t'i japë Byrosë hapësirë të gjerë interpretimi, duke rrezikuar trajtim jo të njëjtë të rasteve të ngjashme. Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 27 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →