Bregdeti i Shëngjinit mban pushues edhe pas verës
Mot i favorshëm dhe çmime më të ulëta mbajnë gjallë sezonin turistik në Shëngjin, me interes edhe për tetorin.
Edhe pse vera ka përfunduar, bregdeti i Shëngjinit vijon të jetë i mbushur me pushues. Kushtet e mira të motit në fillim të shtatorit kanë sjellë vizitorë nga zona të ndryshme, përfshirë shqiptarët e Kosovës, të cilët vlerësojnë qetësinë dhe çmimet e favorshme. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të vijnë në këtë periudhë për të shmangur temperaturat e larta të verës.
Operatorët turistikë në zonë po ofrojnë paketa me çmime më të ulëta për të tërhequr më shumë vizitorë. Ata raportojnë se kapacitetet për shtatorin janë ezauruar dhe ka interes edhe për tetorin. Pritjet janë që sezoni turistik të zgjatet deri në fillim të nëntorit.