Brazili mposht Shqipërinë në Botërorin e Socca-s dhe ndeshja mbyllet me tension
Kombëtarja shqiptare e Socca-s është eliminuar në fazën e 1/16-tave të Kampionatit Botëror nga Brazili, pas një ndeshjeje që u mbyll me tensione në fushë.
Kombëtarja shqiptare e Socca-s është mposhtur nga Brazili me rezultatin 7-2 në ndeshjen e 1/16-tave të Kampionatit Botëror që po mbahet në Essen të Gjermanisë, duke u eliminuar nga ky aktivitet.
Disfata është përjetuar rëndë nga kuqezinjtë, të cilët pas mbylljes së takimit nuk kanë ruajtur qetësinë. Menjëherë pas sinjalit përfundimtar të arbitrit, lojtarët e dy skuadrave janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.
Situata ka kërkuar ndërhyrjen e stafit dhe të arbitrit kryesor për të qetësuar tensionin e krijuar mes futbollistëve, ndërkohë që shkëndija e incidentit mësohet se kanë qenë provokimet nga tifozëria braziliane.
Burimet: Albeu (klaster 1 outlets).