Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Shqipëria

Bllokimi i rrugëve dhe itineraret e tifozëve për derbin Partizani-Tirana

Policia e Tiranës ka zbardhur planin e masave të sigurisë dhe bllokimet e qarqeve rrugore për ndeshjen derbi.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Bllokimi i rrugëve dhe itineraret e tifozëve për derbin Partizani-Tirana
Foto: ata.gov.al Licenca: outlet

TIRANË — Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjes derbi ndërmjet ekipeve «Partizani» dhe «KF Tirana», e cila do të luhet në orën 18:30 në stadiumin «Arena Kombëtare».

Video · RTSH · YouTube ↗

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe shmangien e incidenteve, forcat e rendit kanë njoftuar kufizime të qarkullimit rrugor. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit përfshijnë sheshin «Nënë Tereza», rrugën «Lekë Dukagjini», rrugën «Dervish Hima», si dhe zonat përreth stadiumit.

Në kuadër të itinerareve të përcaktuara, lëvizja e tifozëve të «Partizanit» do të nisë nga zona e Inxhinierisë, në rrugën «21 Dhjetori», më pas te «Libri Universitar», duke vijuar anash Presidencës, në rrugën «Gjergj Filipi», te «Coin», për t'iu drejtuar tribunës N. Ndërkohë, lëvizja e tifozëve të «KF Tiranës» do të nisë nga sheshi «Skënderbej», te ish-Hotel «Dajti», Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, në rrugën e Elbasanit, rruga «Dervish Hima», pastaj drejt rrugës «Sheh Ahmet Pazari», «Ambasador 3», për t'iu drejtuar hyrjeve V–S.

Uniformat blu do të monitorojnë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të miratuara. Gjithashtu, në kuadër të planit të sigurisë, Policia do të kryejë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve në hyrje të stadiumit për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë kësaj përballjeje të rëndësishme futbollistike në kryeqytet.

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →