Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Biznesmeni turk gjendet i vrarë pasi kthehet më herët nga udhëtimi

Një biznesmen 49-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Turqi, me duart e lidhura dhe shenja dhune, pasi dyshohet se kapi bashkëshorten me dy burra.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Denizlit në jugperëndim të Turqisë, ku një biznesmen 49-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij me duart e lidhura me litar dhe shenja të dukshme dhune në trup. Viktima, e identifikuar si Fedai Karagoz, ishte pronar i një kompanie mermeri dhe sipërmarrës në sektorin e ndërtimit. Sipas raportimeve, ai ishte kthyer më herët nga një udhëtim pune dhe dyshohet se ka gjetur bashkëshorten e tij, Asiye Karagoz, në shtëpi së bashku me dy burra të tjerë.

Biznesmeni turk gjendet i vrarë pasi kthehet më herët nga udhëtimi
Foto: balkanweb.com

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit në lagjen Alparslan të zonës Merkezefendi. Fqinjët dëgjuan zhurma të forta dhe britma që vinin nga banesa, ndaj njoftuan menjëherë policinë. Pasi efektivët konstatuan se askush nuk u hapte derën, kërkuan ndihmën e një çelësbërësi për të hyrë brenda. 49-vjeçari u gjet i shtrirë pa shenja jete, ndërsa ekipet mjekësore konfirmuan vdekjen e tij. Hetuesit dyshojnë se pas një konflikti të ashpër verbal, biznesmeni u dhunua brutalisht dhe u mbyit nga dy personat e tjerë.

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar bashkëshorten e viktimës dhe dy burrat që ndodheshin në banesë në momentin e krimit. Situata është tensionuar kur të afërmit e biznesmenit kanë tentuar të sulmojnë fizikisht njërin prej të arrestuarve, por ndërhyrja e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekspertizë, ndërsa autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme