Bebe Rexha sjell momente nga qyteti romantik italian
Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar imazhe të reja për ndjekësit e saj nga qyteti i Venecias.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale përmes disa imazheve të publikuara nga Venecia. Ajo ka ndarë pamje të ndryshme nga ky qytet italian, duke pozuar në një ballkon ku në sfond shfaqet arkitektura dhe peizazhi karakteristik lokal. Për këtë paraqitje publike, artistja ka zgjedhur të shfaqet e veshur me një palë reçipeta rozë të kombinuara me një pallto prej pelushi, duke realizuar një paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Itali.