Basha: Ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve
Ministri i Infrastrukturës njofton se ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Pas reshjeve të dendura të borës që kanë përfshirë vendin, ekipet përgjegjëse të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur përmes një postimi se është intervenuar në autoudhë, si dhe në rrugët nacionale dhe rajonale, me qëllim të mbajtjes së tyre të kalueshme për qytetarët.
Gjatë këtyre intervenimeve është pastruar bora dhe është hedhur kripë për të parandaluar krijimin e ngricave. Basha ka theksuar se puna ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit në terren, ndërsa i ka falënderuar të gjithë punëtorët për angazhimin e tyre. Për shkak të vazhdimit të reshjeve, ai u ka bërë thirrje shoferëve dhe qytetarëve që t'i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



