Pse rikthehet arsimi i mesëm policor në Maqedoni?
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut hapi konkurs për 200 nxënës
— Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkurs për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e re të Mesme Policore për vitin shkollor 2026/2027, duke rikthyer arsimin policor pas 26 viteve. Gjenerata e re do të arsimohet nën moton "Veshe uniformën me krenari!", ndërsa mësimi do të zhvillohet në kuadër të Akademisë Policore në Idrizovë.
Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që kanë përfunduar vitin e dytë të arsimit të mesëm katërvjeçar, ndërsa kushtet përfshijnë njohjen e gjuhës maqedonase, gjendje të mirë shëndetësore, aftësi psikofizike, si dhe sukses të përgjithshëm të paktën "mirë".
Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza, testim i aftësive motorike, test me shkrim dhe intervistë, pas së cilës do të hartohet lista përfundimtare e renditjes sipas pikëve të fituara. Pas përfundimit me sukses të shkollimit dhe dhënies së provimit të maturës shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme do t’u sigurojë vend pune si policë, gjë që pritet ta rrisë edhe më shumë interesimin për këtë konkurs të ri.
Burim: Portalb, https://portalb.mk/pas-26-vitesh-rikthehet-arsimi-i-mesem-policor-mpb-hapi-konkurs-per-200-nxenes/ — Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.