Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u arrestua i dyshuari në Dragash?

Policia e ndaloi pas një përleshjeje fizike mes dy personave, ku njëri prej tyre u lëndua rëndë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Dragash, 10 korrik. Një konflikt fizik mes dy bashkëvendësve në Dragash ka përfunduar me lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 9 korrikut, rreth orës 19:20, kur Policia është njoftuar për një përleshje fizike mes dy personave.

Pse u arrestua i dyshuari në Dragash?
Foto: Backa Dragash / Wikimedia Commons

Në të njëjtën kohë, në QKMF-në e Dragashit është dërguar për trajtim mjekësor një person 53-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në kokë. Pas ndihmës së parë, ai është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren, për shkak të natyrës së lëndimeve.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar para zyrtarëve policorë se ishte sulmuar nga një person 43-vjeçar, duke pretenduar se lëndimet në kokë i kishte pësuar si pasojë e goditjeve gjatë konfliktit. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjendja e të lënduarit po monitorohet nga mjekët në Spitalin Rajonal në Prizren, ndërsa deklarata e tij zyrtare do të merret pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/ekskluzive-konflikti-ne-dragash-perfundon-me-lendime-te-renda-43-vjecari-arrestohet-dhe-dergohet-ne-ndalim/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme