Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Apeli rrëzon ankimin e prokurorisë dhe mbyll çështjen për tre të pandehurit në Shkodër

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për tre personat që dhunuan 64-vjeçarin Vladimir Bruçi në Shkodër.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e organit të akuzës dhe ka lënë të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin. Prokuroria kishte kërkuar dënime me një total prej 24 vitesh burg për tre të pandehurit, të akuzuar për sulmin ndaj 64-vjeçarit Vladimir Bruçi pas një konflikti verbal për një vend parkimi në vitin 2024.

Apeli rrëzon ankimin e prokurorisë dhe mbyll çështjen për tre të pandehurit në Shkodër
Foto: gazetatema.net

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë, trupi gjykues vendosi mospranimin e ankimit dhe la në fuqi vendimin e mëparshëm, i cili i kishte shpallur fajtorë vetëm për veprën penale të prishjes së qetësisë publike. Në zbatim të ligjit nr. 57/2026 për amnistinë, çështja është pushuar.

Ngjarja e dhunshme ndodhi në lagjen “Rus”, ku sipas raportimeve u përfshinë gjashtë persona dhe viktima u dhunua me sende të forta. Më vonë, në gusht të vitit 2026, Bruçi u përfshi sërish në një ngjarje tjetër, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri pranë banesës së tij nga fqinji 70-vjeçar Pjerin Bitani, pas një debati për kamerat e sigurisë në zonën e parkimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme