Apeli hedh poshtë ankesën e Prokurorisë për rastin “Talir 2”
Gjykata e Apelit ka marrë vendim për rastin “Talir 2”, duke ia kaluar tapinë e “Pallatit të Bardhë” partisë VMRO-DPMNE.
Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka sjellë vendim me të cilin e ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Publike mbi aktvendimin e Gjykatës Penale për rastin “Talir 2”, lidhur me mënyrën se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka financuar partinë e tij VMRO-DPMNE.
Me këtë vendim, prona e njohur si “Pallati i Bardhë” i kthehet zyrtarisht në pronësi VMRO-DPMNE-së. Sipas vlerësimit të Apelit, bazuar në shkresat dhe dëshmitë e ofruara nga prokuroria, Gruevski nuk ka vepruar jashtë kompetencave të tij dhe nuk ka shkelur Ligjin për financimin e partive politike.
Lënda ishte ngritur si akuzë nga ish-Prokuroria Speciale Publike dhe ishte përfaqësuar nga ish-prokurorja Lençe Ristovska, e cila kishte dhënë dorëheqje pasi kryeprokurori ia morri të drejtën e përfaqësimit. Në vendimin e parë të sjellë më 7 qershor 2022, Gruevski ishte dënuar me 6 vjet burg, ndërsa ky vendim u shfuqizua nga Apeli në janar të vitit 2024 për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.
Burimet: Alsat-M (klaster 1 outlets).