Ambasada e Kosovës në Zvicër nderoi bashkatdhetarin Hajdin Limoni
Hajdin Limoni është vlerësuar me mirënjohje nga Ambasada e Kosovës në Zvicër për shpëtimin e katër të rinjve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përfaqësuesit e diplomodisë kosovare në Zvicër kanë pritur në takim dhe kanë shprehur falënderime për aktin e guximshëm të bashkatdhetarit Hajdin Limoni. Ai ka treguar vetëmohim duke nxjerrë nga një automjet që po digjej katër të rinj në Wohlen. Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, së bashku me këshilltaren e Ambasadës, Shukrije Ramadani, i dorëzuan mirënjohjen për këtë veprim të jashtëzakonshëm të bërë në mbrojtje të jetëve të qytetarëve.