Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

23 mijë nxënës në Testin e Arritshmërisë më 26 qershor

Pse njohësit e arsimit kundërshtojnë anulimin e testit?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Rreth 23 mijë semimaturantë do t'i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë më 26 qershor, kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Edhe këtë vit testi do të organizohet vetëm në një ditë.

23 mijë nxënës në Testin e Arritshmërisë më 26 qershor
Foto: Wikimedia Commons

Fatmir Elezi, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, tha për Radio Kosovën se nxënësit do të testohen në katër grupe lëndësh: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, informatikë, shkenca shoqërore, histori, gjeografi, shkenca natyrore, fizikë, kimi dhe biologji. "Katër grupet i kanë gati 25 kërkesa", tha ai.

Njohës të arsimit vlerësojnë se testi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për orientimin e nxënësve drejt shkollimit të mesëm. Xhavit Rexhaj i tha Radio Kosovës se testi nuk duhet të anulohet siç është kërkuar më herët, por të analizohet mënyra e realizimit. "Ky e ka rolin e vet, ky e ka orientimin e nxënësit për shkollimin e mëtejmë", tha Rexhaj.

Rezultatet e testit u shërbejnë nxënësve të klasave të nënta për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme