Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

11 vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos

Një grup prej 11 shtetesh anëtare të BE-së i ka kërkuar me shkrim Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm që t'i jepet fund vendimmarrjes me unanimitet në politikën e jashtme.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), duke kërkuar që të hiqet e drejta e vetos në vendimmarrjen për politikën e jashtme të bllokut. Kërkesa, e raportuar nga Radio Evropa e Lirë, synon zbatimin e parimit të “bashkëpunimit besnik”, i cili sipas letrës duhet të ketë përparësi.

11 vende të BE-së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos
Foto: portalb.mk

Letra i është adresuar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe është nënshkruar nga Austria, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Spanja dhe Suedia.

Në letër theksohet se veprimi i jashtëm i BE-së po përballet me rrethana të ndryshuara, të karakterizuara nga konkurrenca strategjike dhe paqëndrueshmëri në rritje. Sipas dokumentit, aftësia e Bashkimit për të mbrojtur vlerat dhe interesat e veta varet nga mobilizimi i shpejtë dhe efikas i peshës së përbashkët politike, ekonomike dhe diplomatike. Vendet nënshkruese vlerësojnë se “kultura e konsensusit” është një burim i rëndësishëm i legjitimitetit të BE-së.

Ky veprim vjen në një kohë kur BE-ja po shqyrton mënyra për të përshpejtuar proceset vendimmarrëse, ndërsa disa vende anëtare kanë shprehur shqetësime për bllokimet e shkaktuara nga unanimiteti.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme