Sport
KOS
Zhegrova mund te perfundoje ne Arabinë Saudite
E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë larg Juventusit.
Redaksia ZHURMA
22:43
Përditësuar 22:49
1 min lexim
E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë larg Juventusit. Klubi saudit Al Ittihad po shqyrton mundësinë e transferimit të tij. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se Zhegrova do të ishte i hapur për t’u transferuar tek Al Ittihad.
Edon Zhegrova nuk pati shumë hapësirë te Juve në edicionin e kaluar. Ai ka luajtur vetëm 21 minuta këtë edicion. Interesim për të ka shprehur edhe Lazio dhe Atalanta.
Burimet: Gazeta Express; Koha.net (klaster 2 outlets).