Xherdan Shaqiri shkëlqen me dy gola e një asistim ndaj Luzernit
Baseli fitoi 2-4 në udhëtim te Luzern, me Shaqirin protagonist të ndeshjes me dy gola dhe një asistim.
Baseli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Luzern, sfidë ku tërë vëmendja ishte te ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Lojtari nga Gjilani shkëlqeu me dygolësh dhe dhuroi një asistim në triumfin 2-4.
Fillimisht, Shaqiri asistoi për Otele për të përmbysur epërsinë e Luzernit, pra nga 1-0 në 1-2. Në pjesën e dytë, pas dy asistimeve të Olaigbe, ai e la në gjumë portierin vendas duke realizuar dy supergola (56', 66').
Me këtë paraqitje, Shaqa u vlerësua me notën 9.9 nga “SofaScore”, që ishte më e larta në këtë ndeshje. Baseli me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Luzern zë pozitën e shtatë me nëntë sosh.
Burimet: Presheva Jonë; Zëri; Albeu; Telegrafi; Koha.net (klaster 5 outlets).