Vdes Esat Bushati, ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Kombëtares në moshën 97-vjeçare
KF Vllaznia njofton vdekjen e legjendës së futbollit shqiptar; homazhet të premten në stadiumin Loro Boriçi.
Esat Bushati, ish-futbollisti i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga klubi shkodran përmes një komunikate zyrtare, ku shprehin ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e ish-futbollistit.
Bushati ka aktivizuar në repartin e mbrojtjes dhe ka dhënë kontribut të madh për fanellën kuqeblu në vitet 40-60, duke vesur edhe fanellën e Partizanit dhe të kombëtares.
Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen të premten, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e stadiumit "Loro Boriçi".
Burimet: BoldNews; JavaNews; Vizion Plus; Bota Sot; Panorama Sport (klaster 5 outlets).