Vdes 85-vjeçari shqiptar gjatë uljes së avionit në Itali
Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar gjatë uljes së avionit në aeroportin e Bolonjës.
DIASPORË — Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar si pasojë e një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa avioni me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës. Avioni që vinte nga Tirana u ul në aeroport pak pas mesnatës.
I moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore, ndaj kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga avioni. Gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiak. Ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, ndërhynë menjëherë, por nuk arritën ta shpëtonin. Në vendngjarje mbërriti edhe policia e aeroportit.
Burimet: Telegrafi; Tetova Sot; Zëri (klaster 3 outlets).