Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:00 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport BOTA

Belgjika emëron Marc van Bommelin përzgjedhës të ri

Ish-futbollisti i Holandës nënshkroi kontratë të vlefshme deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2028

Redaksia ZHURMA 16:28 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Belgjika emëron Marc van Bommelin përzgjedhës të ri
FOTO · Foto: Дмитрий Неймырок / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

BRUKSEL — Federata e Futbollit e Belgjikës e ka zyrtarizuar Marc van Bommelin si përzgjedhës të ri. Ish-futbollisti i Holandës nënshkroi kontratë të vlefshme deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2028. Van Bommeli ka përvojë si trajner te skuadra e PSV Eindhovenit, Wolfsburgut dhe Antwerpit.

Van Bommel ka fituar titullin dhe Kupën e Belgjikës në edicionin 2022/23 me Antwerpin. Ai si futbollist ka luajtur te PSV-ja, Barcelona, Bayern Munichu dhe Milani, ndërsa 79 ndeshje i pati për Holandën. Luajti edhe në finale të Botërorit 2010.

“Synimi është të ndërtojmë disiplinë dhe guxim që mund të konkurrojmë me përfaqësueset më të forta si të barabartë. Nuk ka garanci për sukses, por mund t’u premtoj dedikim maksimal, punë të pastër dhe dëshirë të madhe për përparim”, deklaroi Van Bommel.

Burim: Koha.net — Redaksia ZHURMA

Komentet