Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
18:28 Kostadinovski: Besimi në gjyqësor në nivelin më të ulët historik18:09 Gjeloshaj: Beteja ligjore për ish-krerët e UÇK-së do të vijojë17:59 Marta Kos kërkon respektim të vendimit të Speciales dhe të drejtë ankese17:34 Pogradeci–Flamurtari dhe Besëlidhja–Besa zhvendosen në orarin e 13:3017:23 Ben Saunders, fituesi i parë i The Voice of Holland, gjendet i vdekur në liqen17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Arrestohen tre shqiptarë në Itali — rrahën dhe grabitën 80-vjeçaren

Karabinierët e Kompanisë Cuneo ndaluan tre shqiptarë me dënime të shumta penale

Redaksia ZHURMA 04:50 Përditësuar 09:01 1 min lexim
Arrestohen tre shqiptarë në Itali — rrahën dhe grabitën 80-vjeçaren
FOTO · Foto: La patria; geografia dell' Italia. Cenni storici, costumi, topografia, prodotti, / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

CARAGLIO — Tre shqiptarë me dënime të shumta penale u arrestuan nga Karabinierët e Kompanisë Cuneo në Itali, të cilët ekzekutuan një urdhër paraprak ndalimi të lëshuar nga gjyqtari hetues i gjykatës lokale, me kërkesë të Prokurorisë. Të tre ‘skifterët’ e arrestuar midis Piemontes dhe Ligurias, besohet se janë përgjegjës për një valë vjedhjesh dhe grabitjesh, me sulme në zona të ndryshme të provincës, disa prej tyre edhe me dhunë ndaj pronarëve të banesave.

Sulmi më brutal ndodhi natën e 25 qershorit në Caraglio, kur tre autorët, me fytyrat e mbuluara dhe të armatosur me një shpatë dhe një çekiç të rëndë muratori, hynë me forcë në shtëpinë e një gruaje tetëdhjetëvjeçare, e njohur në fshat si pronare e një lokali. Bastisja e shpejtë dhe e dhunshme zgjati vetëm katër minuta, gjatë së cilës gruaja e moshuar, e kërcënuar me armë dhe e rrahur, u detyrua të dorëzonte paratë dhe bizhuteritë e arit që kishte në zotërim.

Menjëherë pas kësaj, banditët ikën duke dalë nga kati i parë i shtëpisë dhe u zhdukën në errësirën e fushave përreth. Hetimi i karabinierëve filloi menjëherë, duke ngushtuar numrin e të dyshuarve. Hetuesit jo vetëm që rindërtuan dinamikën e grabitjes në Caraglio, por gjithashtu identifikuan grupin si përgjegjës për një seri vjedhjesh banesash të kryera gjatë dy ditëve në vijim në komunat Roccabruna, Busca, Borgo San Dalmazzo dhe Roccavione.

Burim: Gazeta Metro, https://gazetametro.net/faqja-e-zeze-i-lidhen-tre-hajna-shqiptare-e-rrahen-dhe-plackiten-plaken-italiane/ — Redaksia ZHURMA

Komentet