Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Kamerat e 'Qytetit të Sigurt' nisin monitorimin në Debërcë

Kamerat e sigurisë për mbikëqyrjen e trafikut do të jenë funksionale në autostradën ndërmjet fshatrave Gorenicë dhe Trebenishtë

Redaksia ZHURMA 20:13 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Kamerat e 'Qytetit të Sigurt' nisin monitorimin në Debërcë
FOTO · Foto: Public traffic signal / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

DEBËRCË — Nga sot janë vënë në funksion kamerat e sistemit 'Qyteti i Sigurt' në një pjesë të komunës së Debërcës, ndërsa së shpejti do të fillojnë të funksionojnë edhe në Ohër. Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se, pas përfundimit të testimeve finale, janë vënë në funksion kamerat e sigurisë të sistemit për mbikëqyrjen e trafikut 'Qyteti i Sigurt' në segmentin e autostradës ndërmjet fshatrave Gorenicë dhe Trebenishtë, në komunën e Debërcës.

Sistemi 'Qyteti i Sigurt' do të mundësojë kontroll më të rreptë dhe të vazhdueshëm të trafikut, zbulimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritjen e disiplinës në trafik dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në rrugë. Gjithashtu, pritet që zbatimi i këtij sistemi të kontribuojë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

MPB i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në të gjithë vendin. Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/sistemi-qyteti-i-sigurt-nga-sot-ne-funksion-ne-deberce-se-shpejti-edhe-ne-oher/
— Redaksia ZHURMA

Komentet