Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 3 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm ShqipëriEkonomi

Shqipëria udhëheq Ballkanin Perëndimor me 77% mbështetje për punëtorët e huaj

Anketa "Security Meter 2025" e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregojnë se Mali i Zi është i vetmi vend ku kundërshtarët kalojnë mbështetësit.

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Shqipëria udhëheq Ballkanin Perëndimor me 77% mbështetje për punëtorët e huaj
FOTO · Foto: Συνάντηση ΥΠΕΞ Ν. Δένδια με Γενική Γραμματέα του Regional Cooperation Council, M / Wikimedia Commons

TIRANË — Shqipëria regjistron mbështetjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor për lejimin e punëtorëve të huaj, me 77% e anketuarve në favor, sipas ankëtës "Security Meter 2025" të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po vuajnë mungesat në tregun e punës, për shkak të niveleve të larta të emigracionit tek të rinjtë, duke bërë që tashmë vendet bosh të mbulohen me emigrantë nga vendet të tjera. Por qytetarët në 6 vendet e Rajonit kanë qëndrime të ndryshme ndaj lejimit të shtetasve të huaj për të punuar në ekonomitë e tyre, për sa kohë ka vende pune të disponueshme.

Mesatarisht 57% e qytetarëve në gjashtë vendet e rajonit mbështesin politikën e hapjes së tregut të punës për shtetas të huaj, ndërsa 33% janë kundër dhe 10% nuk kanë qëndrim të përcaktuar.

Pas Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina ndjek me 62% mbështetje, pastaj Kosova me 61%, ndërsa Maqedonia e Veriut rrjedh pranë mesatares rajonale me 53%.

Mali i Zi duket më i skeptik i të gjithë: 46% e anketuarve janë kundër punësimit të të huajve, krahasuar me 43% që mbështesin, duke u bërë vendi i vetëm ku kundërshtarët kalojnë mbështetësit.

Serbia shfaq ndarje të ngjashme me 44% pro dhe 36% contra, por me pjesën më të madhe të pavendosurve ose personave që kanë refuzuar të përgjigjen në të gjithë rajonin (21%), ndërsa në Maqedoni të Veriut 14% nuk kanë dhënë përgjigje.

Niveli i personave pa qëndrim është minimal në Kosovë (3%) dhe Shqipëri (2%), në kontrast me Bosnjë dhe Hercegovinën ku arrin 12%, tregues i një paqartësie publike më të thellë.

Diferencat reflektojnë kushtet e tregut të punës, mungesat e fuqisë punëtore, ritmet e emigrimit dhe perceptimin e qytetarëve mbi konkurrencën për vende pune. Të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor ekziston një shumicë në favor të emigracionit për motive punësimi, por mbështetja nuk është e njëtrajtshme. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova shfaqen më të hapura, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia janë më skeptike. Në ekonomitë ku bizneset po përballen me mungesë punonjësish, punësimi i të huajve shihet më shumë si një zgjidhje për plotësimin e vendeve vakante.

Burim: Lapsi.al, https://lapsi.al/ballkani-mbetet-i-ndare-per-punonjesit-e-huaj-shqiperia-shteti-qe-i-mbeshtet-me-shume-i1091134
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →