Pse shpërndahen tekste shqipe falas në 15 vende të diasporës?
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njofton nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, duke garantuar që tekstet të mbërrijnë falas tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Diasporës
— Nis shpërndarja e teksteve mësimore për Diasporën për vitin shkollor 2026–2027, një nga proceset më të rëndësishme në mbështetje të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët shqiptarë jashtë vendit. Këtë vit, me financim të qeverisë shqiptare, do të shpërndahen mbi 5.800 paketa mësimore, duke garantuar që tekstet të mbërrijnë falas tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Diasporës.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro , ndoqi nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku ndau edhe risinë kryesore të këtij viti: për herë të parë do të shpërndahet Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në diasporë.
Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja, por edhe kontaktet që ne mbajmë me të gjitha përfaqësitë tona dhe sidomos me mësuesit në diasporë, me shoqatat, me klasat e gjuhës shqipe dhe janë ata që japin kërkesat dhe nevojat.
*Burim: Shqiptarja, https://shqiptarja.com/lajm/nga-greqia-ne-shba-nis-shperndarja-e-teksteve-shqipe-falas-ne-15-vende-te-diaspores*
*— Redaksia ZHURMA*
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.