Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
19:12 Mbrojtja njofton apelim, afati 30 ditor për katër ish-eprorët e UÇK-së19:04 Bekim Jashari reagon pas verdiktit të Hagës me mesazh për UÇK-në18:59 Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim për Specialen18:58 Pse u dënua Hashim Thaçi, analizë nga Ben Blushi18:48 Gjeloshaj: Vendimi i Speciales, ditë zie për shqiptarët18:45 Të famshmit shqiptarë reagojnë pas dënimeve të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së18:28 Kostadinovski: Besimi në gjyqësor në nivelin më të ulët historik18:09 Gjeloshaj: Beteja ligjore për ish-krerët e UÇK-së do të vijojë17:59 Marta Kos kërkon respektim të vendimit të Speciales dhe të drejtë ankese17:34 Pogradeci–Flamurtari dhe Besëlidhja–Besa zhvendosen në orarin e 13:30
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport MKD

Shkëndija U16 mposht Teteksin në miqësoren e parë

Fitorja vjen nga gola të Leart Salihit dhe Ron Memetit

Redaksia ZHURMA 21:14 1 min lexim
Shkëndija U16 mposht Teteksin në miqësoren e parë
FOTO · Foto: Tetovo-Rousse-district-forest / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TETOVË — Skuadra e Shkëndijës U16, e drejtuar nga trajneri Agron Memedi, ka regjistruar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar të premten ndaj Teteksit, duke triumfuar falë golave të Leart Salihit dhe Ron Memetit informon Tetovasot.

Përballja shërbeu si testi i parë ku minutazhë morën të gjithë futbollistët e ekipit, pavarësisht temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Ndeshja u zhvillua në kuadër të fazës përgatitore, ku kuqezinjtë po punojnë intensivisht për ta pritur sa më të përgatitur sezonin e ri në Superligën e kësaj grupmoshe.

Trajneri Agron Memedi u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, duke theksuar se rezultati është më pak i rëndësishëm sesa progresi i ekipit. Agron Memedi: "Ishte një test shumë i mirë për ne. Më gëzon fakti që të gjithë futbollistët morën minuta dhe treguan disiplinë e dëshirë për punë, edhe pse kushtet ishin shumë të vështira për shkak të vapës. Jemi në një fazë të ngarkuar përgatitore dhe synimi ynë është që dita-ditës ta ndërtojmë një skuadër konkurruese, të gatshme për sfidat e Superligës. Kemi ende shumë punë, por ajo që pashë në fushë më jep besim se jemi në rrugën e duhur."

Fitorja ndaj Teteksit përbën një sinjal pozitiv për Shkëndijën U16, e cila po vazhdon përgatitjet me ritëm të lartë, me synimin për të qenë ndër skuadrat pretendente në kampionatin e ri.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Komentet