Shënohet viktima e gjashtë nga ethet e Nilit Perëndimor
Klinika e Sëmundjeve Infektive regjistron viktimën e gjashtë nga ethet e Nilit Perëndimor.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Klinika e Sëmundjeve Infektive ka regjistruar viktimën e gjashtë të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor. Drejtori i Klinikës bëri të ditur se bëhet fjalë për një pacient, i cili ishte i shtruar në Klinikë dhe kishte një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë.
Sipas të dhënave, deri më tani janë hospitalizuar pacientë me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa disa prej tyre janë shëruar dhe të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim.