Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:04 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi MKD

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendimin për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Redaksia ZHURMA 14:07 1 min lexim
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
FOTO · botasot.info Arkivi ZHURMA

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4.89 % në raport me vendimin e mëparshëm.

Sipas vendimit të ri, çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZELIT rritet për 6 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri rritet për 8 denarë për litër, kurse mazuti rritet për 1,591 denarë për kilogram.

Me çmimet e reja, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 97 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 99 denarë, kurse EURODIZEL BS do të kushtojë 101 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 105 denarë për litër, ndërsa mazuti do të shitet për 46,001 denarë për kilogram.

Burimet: Bota Sot; TV21; Almakos; Telegrafi (klaster 4 outlets).

Komentet