Pse dëmtuan Ronaldo dhe Bruno Fernandezi ekipin portugez?
Portugalia luajti me 8 lojtarë në fushë, Ronaldo dhe Bruno Fernandesi ishin nën rendiment, sipas Eduard Abazit
— Eduard Abazi, ish-lojtari shqiptar i cili jeton në Portugali, ka komentuar eleminimin e luzitanëve. Ai është shpehur se Portugalia ka luajtur me 8 lojtarë në fushë, pasi Ronaldo dhe Bruno Fernandesi ishin nën rendiment. Sipas tij, trajneri nuk kishte guximin e duhur për të nxjerrë jashtë fushës Kristiano Ronaldon.
Dy lojtararë, të cilët publikisht mbahen si dy lojtarët më të mirë, Bruno Fernandezi dhe Kristiano Ronaldo, e dëmtuan më shumë se sa pritej Portugalinë në këtë kompeticion. Sigurisht që për individualitetet me kualitet të lartë duhet të ketë një mirëorganizim nga stafi drejtues, përndryshe dëmtojnë grupin.
Portugalia praktikisht luajti me 8 lojtarë gjatë gjithë lojrave të saj. Ronaldo u kthye në një çështje. Është në një moshë që është kthyer në ata lojtarë që mund të jenë mirë në klube, por nuk bëjnë mirë me ekipin kombëtar. Trajneri e la në fushë, sepse nuk kishte fuqi ta hiqte”, është shprehur Roland Luçi.
Burim: Sportekspres
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.