Ku rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet?
Prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh në maj 2026, rritet për 51.38 për qind krahasuar me maj 2025
Në Kosovë, rritet prodhimi bruto nga hidrocentralet në maj të këtij viti, krahasuar me muajin maj 2025. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin maj 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh, ku krahasuar me maj 2025, u rrit për 51.38 për qind.
— Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 484.02 GWh ose (-0.41 %) me e vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 398.66 GWh ose 8.88 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
— Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2026 ishte 422.31 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 205.27 GWh.
— Burim: RTV21, rtv21.tv
— Redaksia ZHURMA