Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:28 Mbi 8 mijë fëmijë të vaksinuar kundër fruthit ndërkohë që rastet shënojnë rritje13:22 Ngërçi për pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet13:17 Ndërron jetë kryetari i Nëndegës së PDK-së në Shipol13:12 Kasami flet për bisedime rreth kalimeve në VLEN, Shabani dhe Limani mohojnë13:07 Sali Berisha nis takimin me shqiptarët në New Jersey13:02 FSHF ndërton dy fusha moderne futbolli në Preshevë dhe Bujanoc12:57 VLEN: Rritje ekonomike prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë12:50 Publiku u bashkua në serenatën për Beyonce në koncertin e Londrës12:42 Santiana Maloku publikon fotografi në shoqëri të një mashkulli12:37 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive në disa zona të vendit
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport SHQ

Manaj mbetet te Sivaspori, arma kryesore në sulm pas 5 muajsh jashtë

Sulmuesi shqiptar do të mbajë peshën e golave në sezonin e ri

Redaksia ZHURMA 04:13 Përditësuar 16:23 1 min lexim
Manaj mbetet te Sivaspori, arma kryesore në sulm pas 5 muajsh jashtë
FOTO · Foto: Rey Manaj / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Rei Manaj mbetet një nga pikat kryesore të Sivasporit në prag të sezonit të ri. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje normalisht me skuadrën turke, e cila pret që ai të udhëheqë repartin ofensiv edhe gjatë sezonit të ri.

Sipas mediave turke, stafi teknik e konsideron Manajn armën kryesore në sulm dhe po punon që ai të arrijë formën optimale përpara nisjes së kampionatit. Futbollisti 29-vjeçar po zhvillon normalisht fazën përgatitore, duke ndjekur një program intensiv fi zik dhe taktik dhe duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pat pësuar në muajin shkurt, dëmtim që e la jashtë për rreth 5 muaj.

Te Sivaspor besojnë se kontributi i Manajt do të jetë vendimtar për objektivat e skuadrës në sezonin e ri. Klubi pret që sulmuesi shqiptar të mbajë peshën e golave dhe të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv.

Paralelisht me përgatitjet në fushë, drejtuesit e klubit vijojnë të punojnë edhe në merkato për të plotësuar organikën, ndërsa stafi teknik synon ta ketë skuadrën në nivelin e duhur fi zik dhe taktik për startin e kampionatit.

Në këtë vazhdë, u sigurua qëndrimi i Manajt te Sivaspori duke qenë se ishte menduar disa herë largimi i tij, gjë që duket se nuk do të ndodhë dhe do të vazhdojë të japë kontribut së bashku me Valon Et'hemin.

Rei Manaj do të vazhdojë të luajë në sezonin e ri për Sivasporin, duke qenë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës. Sulmuesi shqiptar do të ketë një rol vendimtar në arritjen e golave dhe do të jetë një nga yjet e skuadrës në sezonin e ri.

Burim: BalkanWeb

— Redaksia ZHURMA

Komentet