Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:17 Kosova nënshkruan marrëveshjen për angazhimin e FSK-së në Gaza13:12 FSHF nis ndërtimin e dy fushave të futbollit në Luginën e Preshevës13:07 Përplasje makinash në Qafë Plloçë, dy shtetase dëmtohen13:02 Janevska: Rritur mbështetja për nxënësit e talentuar në olimpiada12:58 Juliana Nura flet për traditën e emrave dhe fëmijët e saj12:52 SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët s'shohin përparim12:47 Agim Demrozi kërkoi Besën dhe Shkumbinin para Egnatias12:43 Festim Mehmeti është personi në krah të Santiana Malokut12:40 Deliu-Kodra: Hipokrizi të përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut dhe ta mbash shtetin në krizë12:40 Aktakuza ndaj Shehollit: Vepronte me urdhra të BIA-s për zgjedhjet
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Ramadani: Deputetët e VV-së nuk kanë liri të fjalës

Aleanca ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur “Regjim parti, regjim shtet”.

Redaksia ZHURMA 12:10 Përditësuar 12:19 1 min lexim
Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com
FOTO · Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com Arkivi ZHURMA

Aleanca ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur “Regjim parti, regjim shtet”. Ata para hyrjes së Kuvendit kanë vendosur fotografi me deputetët e Vetëvendosjes në të cilat shkruan “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.

Para mediave, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur nga “regjimi Kurti-Dejona” dhe nuk kanë liri të fjalës. Ai u shpreh se partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt dhe se ky model po tentohet të vendoset në institucionet e Kosovës.

Sipas Ramadanit, deputetët e Vetëvendosjes janë të bllokuar brenda grupit parlamentar dhe e vetmja gjë që mund të flasin është vetëm ajo që u shkruhet te nëna parti ose kanë urdhër që të mos flasin.

Burimet: Epoka e Re; Gazeta Metro; Gazeta Dukagjini; Koha.net; Sinjali (klaster 7 outlets).

Komentet