Rama nënshkruan nismën për pafajësinë e krerëve të UÇK-së
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i është bashkuar nismës për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me ekipin e Komunës dhe përfaqësues të organizatës “Liria ka Emër”, ka mbështetur nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po ballafaqohen me gjykimin në Hagë. Për këtë qëllim, komuna ka vënë në dispozicion një hapësirë publike afër objektit të Reporting House, ku qytetarët mund të lënë nënshkrimet e tyre.
Duke ftuar opinionin e gjerë që t'i bashkohet kësaj thirrjeje në sheshin “Skënderbeu”, Rama theksoj se mbrojtja e vlerave të luftës dhe e historisë është detyrim ndaj së kaluarës dhe së ardhmes. Po ashtu, ai konfirmoi se do të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për datën 12 shtator, duke shtuar se pjesëmarrja u takon të gjithëve.
Burimet: Zhurnal.mk; Gazeta Dukagjini; Lajmi.net; Ekonomia Online; Gazeta Metro (klaster 5 outlets).