Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Glauk Konjufcës për rastin e gazit lotsjellës, ndërsa aktgjykimi do të shpallet më 28 gusht.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Foto: gazetametro.net
Foto: Foto: gazetametro.net

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Glauk Konjufcës në rastin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kurse vendimi i gjykatës do të shpallet më 28 gusht në ora 13:00.

Në fjalën përfundimtare, prokuroria ka kërkuar që Konjufca të shpallet fajtor, duke shtuar se gjatë procesit janë paraqitur prova dhe dëshmi që dëshmojnë kryerjen e veprës penale. Prokurori përmendi dëshmitarët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Sllobodan Petroviq dhe Valdete Bajrami, si dhe raportin e vendit të ngjarjes ku u gjet një bombol e zbrazët afër të pandehurit.

Në anën tjetër, mbrojtja ka kërkuar aktgjykim lirues. Avokatja Arbnora Zeqiri theksoi se nuk është provuar se i mbrojturi i saj e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Vetë Konjufca u deklarua i pafajshëm dhe se mbrohet në heshtje.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →