Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

PDK kallëzon penalisht Kurtin dhe ministrat për funksione të dyfishta

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë për mbajtjen e pozitave të dyfishta.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Foto: sinjali.com
Foto: Foto: sinjali.com

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë në dorëheqje, lidhur me ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe mandateve të deputetëve.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media theksoi se është i nevojshëm intervenimi i Prokurorisë për të mundësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi. Sipas dokumentit të datës 26 gusht 2026, PDK-ja vlerëson se ekziston dyshimi për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore”.

Gruda po ahtu deklaroi se PDK-ja nuk do të ketë asnjë negociatë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përjashtuar çdo skenar të bisedimeve politike me këtë lëvizje.

Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →