Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Martë · 4 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm KosovëPolitikë

Si u kthye ura e Ibrit në simbol bllokimi 12 vjet më parë?

Pse serbët e veriut rivendosën barrikadën një ditë pasi u hoq, dhe kush koordinoi aksionin?

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Si u kthye ura e Ibrit në simbol bllokimi 12 vjet më parë?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons

MITROVICË — Më 18 qershor 2014, një ditë pas heqjes së barrikadës mbi urën kryesore të Ibrit, serbët e veriut e bllokuan sërish urën me një strukturë të quajtur "Parku i Paqes". Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, deklaroi se veprimi u bë në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë. I pranishëm gjatë gjithë aksionit ishte edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq. Forca policore nuk tentuan ta parandalojnë bllokimin.

Rakiq i kërkoi homologut të jugut, Agim Bahtirit, ta shndërronte edhe pjesën tjetër të urës në park. "Parku i Paqes" u hoq më 14 gusht 2016, dy vjet më vonë, pas implementimit të marrëveshjes nga dialogu Beograd-Prishtinë për urën.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →