Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Mërkurë · 29 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Mbetje njerëzore në Kalludër — dyshohet se i përkasin intelektualëve të zhdukur 1999

Instituti i Mjekësisë Ligjore vlerëson origjinën e interesin forenzik

Redaksia ZHURMA Përditësuar 00:25 + Ruaj
Mbetje njerëzore në Kalludër — dyshohet se i përkasin intelektualëve të zhdukur 1999
FOTO · Ilustrim · Wooden gavel 20170417 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

ZUBIN POTOK — Disa mbetje mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut janë konfirmuar paraprakisht si me origjinë njerëzore dhe me interes mjeko-ligjor. Kështu bëri të ditur mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, pas vlerësimit fillestar të ekipit në terren.

Haliti tha se ekipet kanë dalë në lokacion me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të vlerësuar origjinën e mbetjeve mortore dhe interesin e tyre forenzik. “Po, sot jemi këtu me urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të bërë një vlerësim në lokacion këtu në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur disa pjesë kockore, për të cilat jemi thirrur ne si ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore që të bëjmë vlerësimin e origjinës së pari të këtyre mbetjeve mortore dhe interesit forenzik”, tha Haliti.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha se është ende herët për të dhënë më shumë detaje, deri në përfundimin e të gjitha ekzaminimeve. “Është ende herët për me ndarë hollësitë, ta them përkundër interesimit. Megjithatë, kësaj radhe ose në këtë moment janë dy fjali që mund t’i ndaj”, tha Gara.

Sipas burimeve të KosovaPressit, dyshohet se në këtë lokacion mund të jenë mbetjet mortore të grupit të njohur si “intelektualët nga Mitrovica”, të cilët rezultojnë të zhdukur më 19 prill 1999. Megjithatë, identifikimi i tyre dhe konfirmimi përfundimtar do të bëhet vetëm pas përfundimit të procedurave të zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Dy persona të dyshuar në lidhje me këtë rast janë arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, ndërsa hetimet dhe veprimet në terren po vazhdojnë.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/instituti-i-mjekesise-ligjore-mbetjet-mortore-ne-kalluder-jane-te-njerezve-puna-do-te-vazhdoje/
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Kosovë →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →