← Jashtë kufijve
Live · Jashtë kufijve · 10:44 · 14 Korrik 2026

Pse Marbella u bë një qendër e madhe e krimit të organizuar?

Gazetari spanjoll Manu Marlasca ngre alarmin për zgjerimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare në Marbella, duke vënë në fokus edhe aktivitetin e grupeve shqiptare

— Marbella, baza e kokainës në Europë, është kthyer në një nga pikat kryesore ku negociohet dhe shpërndahet droga drejt Europës, ndërsa grupet shqiptare kanë shënuar rritje të ndjeshme në këtë treg kriminal.

Gazetari i njohur spanjoll i kronikës së zezë, Manu Marlasca, ka ngritur alarmin për zgjerimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare në Marbella, duke vënë në fokus edhe aktivitetin e grupeve shqiptare në trafikun e kokainës.

Sipas tij, Marbella është kthyer në një nga pikat kryesore ku negociohet dhe shpërndahet droga drejt Europës, ndërsa grupet shqiptare, sipas deklaratës së tij, kanë shënuar rritje të ndjeshme në këtë treg kriminal.

“ E gjithë kokaina që shpërndahet në Europë negociohet në Marbella. Në Marbella mund të gjesh grupe shqiptare që kohët e fundit kanë marrë një hov të madh në trafikun e kokainës” , deklaroi Marlasca.

Gazetari spanjoll e cilësoi Marbella-n si një “qendër të madhe të krimit të organizuar” , ku operojnë rrjete kriminale nga vende të ndryshme. Por në mesin e këtyre organizatave, ai veçoi edhe grupet shqiptare, duke i renditur mes aktorëve që sipas tij kanë zgjeruar praninë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas Marlasca-s, në të njëjtën zonë veprojnë edhe grupe serbe, italiane, kolumbiane, irlandeze, si dhe organizata kriminale që vijnë nga Holanda, Suedia dhe Belgjika. Ai tha se secili grup ka fushat e veta të aktivitetit dhe se krimi i organizuar në Spanjë funksionon mbi bazën e rrjeteve të specializuara.

“Është një qendër e madhe e krimit të organizuar. Në Spanjë praktikisht çdo organizatë ndërkombëtare ka hapësirën e saj ”, u shpreh gazetari.

Marlasca theksoi se rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në Marbella lidhet me trafikun e kokainës, një prej tregjeve më fitimprurëse të krimit në Europë.

Burim: Syri.net, https://www.syri.net/kronike/902997/marbella-baza-e-kokaines-ne-europe-gazetari-manu-marlasca-ngre-alarmin-grupet-shqiptare-kane-marre-hov-ne-trafikun-e-droges/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #jashte-kufijve

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën