Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Maratona bllokon aksin Lin-Pogradec — ndalohet kalimi nga ora 18:30

Policia njofton masa sigurie për garën ndërkombëtare

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Maratona bllokon aksin Lin-Pogradec — ndalohet kalimi nga ora 18:30
FOTO · Foto: Pamje e liqenit të Ohrit / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Qyteti i Pogradecit do të presë më 25 korrik një aktivitet të rëndësishëm sportiv, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ku pritet të marrin pjesë garues nga vendi dhe jashtë tij. Maratona do të zhvillohet në orën 18:30 dhe organizohet nga shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec.

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare do të përfshijë dy disiplina: Half Maratonën 21 kilometra dhe Mini Maratonën 11.5 kilometra. Për garën e gjatë, nisja do të bëhet nga fshati Lin, përgjatë aksin rrugor buzë liqenit, me përfundim në qendër të Pogradecit.

Ndërsa Mini Maratona do të nisë nga qendra e qytetit, do të vijojë në aksin “Pogradec-Buçimas-Tushemisht” dhe do të rikthehet sërish në pikën e nisjes. Për shkak të zhvillimit të aktivitetit, më datë 25 korrik, nga ora 18:30 deri në 22:00, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, aksi Lin-Pogradec do të bllokohet plotësisht, ndërsa në aksin Tushemisht-Pogradec do të bllokohen të dyja korsitë. Gjithashtu, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në disa segmente brenda qytetit të Pogradecit deri në përfundimin e garës.

Burim: Ora News

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →