Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:07 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport KOS

Laura Fazliu siguron gjysmëfinalen në “Taranto 2026”

Xhudistja Laura Fazliu ka kaluar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” pasi mposhti turken Ozlem Yildiz.

Redaksia ZHURMA 12:24 Përditësuar 12:34 1 min lexim
Foto: telegrafi.com / telegrafi.com
FOTO · Foto: telegrafi.com / telegrafi.com Arkivi ZHURMA

Xhudistja Laura Fazliu ka siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pasi i nisi garat pa lojë, ajo mori fitoren e parë në çerekfinale kundër garueses turke, Ozlem Yildiz, duke e detyruar t'i marrë tri dënime dhe ta eliminojë.

Me këtë fitore, xhudistja ka arritur ta sigurojë gjysmëfinalen deri në 63 kilogramë, ku do të ndeshet me francezen Doria Boursas. Në garë për medaljen e bronztë është edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë, ndërsa xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta.

Burimet: IndeksOnline; Telegrafi; Bota Sot (klaster 3 outlets).

Komentet