Zhurma Press E Mërkurë · 23 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:14 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:54 Paraqitja e Melania Trump në OKB tërheq vëmendjen me stilin elegant09:51 Detaje mbi lëvizjet e Vlora Hysenit dhe qëndrimin në Kosovë09:51 PDK-ja e gatshme për çdo veprim që çon në funksionalizimin e Kuvendit09:49 Reagimi i Altin Krasniqit pas ftesës së institucioneve për familjarët e UÇK-së09:46 Kallas kërkon normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë09:29 Protesta e 116-të në Tiranë: Thirrje për dorëheqje dhe ndryshime09:24 Ardian Gjini shpreh pakënaqësi ndaj ministres Donika Gërvalla08:54 Adelina Ismaili publikon këngën "Ushtarit tim" pas vendimeve të Hagës08:49 Arrestohen 2 persona në Sarandë për transport të 6 emigrantëve drejt Greqisë08:46 Serbia kryeson në përdorimin e ChatGPT në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria gati e fundit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA

Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar: adresa, orari, dokumentet

Adresat, telefonat, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet për shtetasit e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar — nga burimi zyrtar, të rifreskuara çdo javë.

Mbretëria e Bashkuar · 0 konsullata · 6 shërbime · 0 pyetje · verifikuar 23.09.2026

Të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe të konsullatave — adresa, telefona, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet — të kopjuara nga faqja zyrtare e misioneve diplomatike dhe të rifreskuara çdo javë. Para se të nisesh, konfirmo terminin te misioni.

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS · Londër, Mbretëri e Bashkuar

Sh.T. Ilir Kapiti - Ambasador

Shërbimet konsullore

PËR SHTETASIT E KOSOVËS

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Londër inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE

                         Taksat konsullore

   1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

30 €

 

   

   2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

Fletudhëtimi për Kthim

40 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

100 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

60 €

 

   3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1.

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

20 €

2.

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3.

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 5 €

4.

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5.

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 30 €

 

   4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1.

Aplikimi për fitim të shtetësisë

30 €

2.

Aplikimi për lirim të shtetësisë

150 €

3.

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4.

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5.

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6.

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

80 €

7.

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8.

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

1200 €

9.

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

600 €

 

   5. Taksa për Viza

 

1.

Të gjitha llojet e vizave

40 €

 

   6. Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1.

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

20 €

 

 7. Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

1.

Vërtetime dhe konfirmime

20 €

2.

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3.

Autorizime dhe përkthime (Interne)

20 €

4.

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

Grupi 1

Zvicër

Angli

Japoni

Amerikë

Suedi

Australi

Kanada

Norvegji

LETËRNJOFTIMI

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit 

PASAPORTA

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Londër

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

VËRTETIME

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor në Londër lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Burimi: ambasadat.net — faqja zyrtare e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës (përditësuar nga burimi më 03.06.2025). Për shtetasit e Republikës së Shqipërisë: punetejashtme.gov.al. Gabim? Shkruaji redaksisë.