Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Itali: adresa, orari, dokumentet
Adresat, telefonat, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet për shtetasit e Kosovës në Itali — nga burimi zyrtar, të rifreskuara çdo javë.
Itali · 1 konsullatë · 7 shërbime · 0 pyetje · verifikuar 23.09.2026
Të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali dhe të konsullatave — adresa, telefona, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet — të kopjuara nga faqja zyrtare e misioneve diplomatike dhe të rifreskuara çdo javë. Para se të nisesh, konfirmo terminin te misioni.
AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS · ROMë, ITALI
Sh.S. Nita Shala – Ambasadore
Kontakti
- Nr. emergjent +39 331 372 9957
- embassy.italy@rks-gov.net
Konsullatat në Itali
MILANO
Diamant Kastrati
Konsull i Përgjithshëm
Via San Martino 10, 20122 Milano (MI)
+39 (0) 26704804
+39 (0) 66718644
consulate.milano@rks-gov.net
diamant.kastrati@rks-gov.net
Numri emergjent: +393668100341
Shërbimet konsullore
PËR SHTETASIT E KOSOVËS
Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:
– Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
– Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
– Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.
Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:
– njoftimin e familjarëve për arrestimin;
– adresimin tek avokati mbrojtës apo
– kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.
Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.
* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.
Regjistrimi i shtetasve
Regjistrimi i shtetasve
Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.
Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe
TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE
Taksat konsullore
Pagesat për shërbimet konsullore në ROMË bëhen në këtë llogari bankare: IT59D0306905020100000008896
Pagesat për shërbimet konsullore në MILANO bëhen në këtë llogari bankare: IT25X0306909484100000011139
1.Taksa për letërnjoftim
1.
Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim
20 €
2.Taksa për dokumente udhëtimi
1.
Fletudhëtimi për Kthim
30 €
2.
Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar
70 €
3.
Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)
50 €
3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile
1
Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës
10 €
2
Regjistrimi i faktit të vdekjes
Pa pagesë
3
Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.
3 €
4
Çertifikatë e Vdekjes
0 €
5
Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë
20 €
4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së
1
Aplikimi për fitim të shtetësisë
20 €
2
Aplikimi për lirim të shtetësisë
120 €
3
Aplikimi për rifitim të shtetësisë
0 €
4
Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare
150 €
5
Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare
0 €
6
Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare
50 €
7
Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare
0 €
8
Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare
800 €
9
Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare
400 €
5.Taksa për Viza
1
Të gjitha llojet e vizave
40 €
6.Taksa për legalizim dhe vërtetim
1
Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës
10 €
7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji
1
Vërtetime dhe konfirmime
10 €
2
Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist
0 €
3
Autorizime dhe përkthime (Interne)
10 €
4
Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë
0 €
LETËRNJOFTIMI
Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës
Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
– Ekstrakti i lindjes
– Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
– Taksa 40€
Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
– Ekstrakti i lindjes;
– Letërnjoftimi i vjetër dhe
– Taksa 40€
Në rast të humbjes/konfiskuar:
– Kopja e LTNJ, ose pasaportës
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
– Taksa 40€
PASAPORTA
Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës
Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç
Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Itali, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Romë.
Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:
– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€
Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€
E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€
E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€
1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€
Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.
Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
– Kërkesa;
– 2 fotografi;
– Kopja e një dokumenti të identifikimit;
– Kopja e lejës së qëndrimit;
– Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
– Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
– Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
– Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€
Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;
– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Romë.
Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.
GJENDJET CIVILE
Regjistrimi i faktit të lindjes
Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€
Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;
– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
Regjistrimi i faktit të martesës
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:
– Kërkesa
– Ekstraktet e lindjes
– Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
– Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
– Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
– Certifikatë origjinale internacionale të martesës
– Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
– Taksa prej 30€
Formularin i kërkesës për regjistrimin e lindjes
Regjistrimi i faktit të vdekjes
Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:
– Kërkesa
– Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
– Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
– Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës
Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes
Pajisje me dokumente të gjendjes civile
Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen në në Shërbimin konsullor në Romë me:
– Certifikatë të lindjes
– Certifikatë të shtetësisë
– Certifikatë të martesës
– Certifikatë të vdekjes
– Certifikatë të statusit martesor
– Certifikatë të vendbanimit dhe
– Ekstrakt të lindjes
– Deklaratë për bashkësinë familjare
– Vërtetim nga arkivi
Dokumentet që nevoiten për aplikim
– Kërkesa
– Një dokument identifikimi valid i aplikuesit
– Taksa prej 20€
Vendosja e fotos në Certifikatë
Shërbimin konsullor në Romë, sipas kërkesës së palës, bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.
Me këtë rast nevoiten:
– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve
– Certifikata origjinale e lindjes e të miturit.
– Taksa prej 10€.
VËRTETIME
Vërtetime të çdo lloji
Misioni konsullor në Romë lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.
Pagesa e taksës prej 20€
Burimi: ambasadat.net — faqja zyrtare e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës (përditësuar nga burimi më 18.08.2026). Për shtetasit e Republikës së Shqipërisë: punetejashtme.gov.al. Gabim? Shkruaji redaksisë.