Zhurma Press E Mërkurë · 23 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:13 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:54 Paraqitja e Melania Trump në OKB tërheq vëmendjen me stilin elegant09:51 Detaje mbi lëvizjet e Vlora Hysenit dhe qëndrimin në Kosovë09:51 PDK-ja e gatshme për çdo veprim që çon në funksionalizimin e Kuvendit09:49 Reagimi i Altin Krasniqit pas ftesës së institucioneve për familjarët e UÇK-së09:46 Kallas kërkon normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë09:29 Protesta e 116-të në Tiranë: Thirrje për dorëheqje dhe ndryshime09:24 Ardian Gjini shpreh pakënaqësi ndaj ministres Donika Gërvalla08:54 Adelina Ismaili publikon këngën "Ushtarit tim" pas vendimeve të Hagës08:49 Arrestohen 2 persona në Sarandë për transport të 6 emigrantëve drejt Greqisë08:46 Serbia kryeson në përdorimin e ChatGPT në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria gati e fundit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA

Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Gjermani: adresa, orari, dokumentet

Adresat, telefonat, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet për shtetasit e Kosovës në Gjermani — nga burimi zyrtar, të rifreskuara çdo javë.

Gjermani · 6 konsullata · 7 shërbime · 15 pyetje · verifikuar 23.09.2026

Të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani dhe të konsullatave — adresa, telefona, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet — të kopjuara nga faqja zyrtare e misioneve diplomatike dhe të rifreskuara çdo javë. Para se të nisesh, konfirmo terminin te misioni.

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS · BERLIN, Gjermani

Sh.T. Faruk Ajeti - Ambasador

Konsullatat në Gjermani

Shërbimet konsullore

PËR SHTETASIT E KOSOVËS

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

–    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
–    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
–    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

–    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
–    adresimin tek avokati mbrojtës apo
–    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

* Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

Regjistrimi i shtetasve

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Berlin, Frankfurt dhe Shtutgart inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.

Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.

Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor.

Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit në këtë faqe

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE

               Taksat konsullore

     

      1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

 

20 €

 

       

     2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

 

Fletudhëtimi për Kthim

 

30 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

 

70 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

 

50 €

 

      3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

10 €

2

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 

 

 3 €

4

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 20 €

 

      4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1

Aplikimi për fitim të shtetësisë

20 €

2

Aplikimi për lirim të shtetësisë

120 €

3

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

50 €

7

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

800 €

9

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

400 €

 

       5.Taksa për Viza

 

1

Të gjitha llojet e vizave

40 €

     

       6.Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

10 €

                             

         7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

 

1

Vërtetime dhe konfirmime

10 €

2

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3

Autorizime dhe përkthime (Interne)

10 €

4

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

LETËRNJOFTIMI

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

PASAPORTA

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeç

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Gjermani, mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Shërbimin konsullor në Berlin.

Aplikimi për pasaportë
Për herë të parë:

– Letërnjoftimi i RKS-së dhe
– Taksa 100€

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
– LTNJ
– Pasaporta e vjetër
– Ekstrakti i lindjes
– Taksa 100€

E humbur/konfiskuar:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Raporti i policisë për humbje dhe raporti i konfiskimit (nëse është i konfiskuar)
– Taksa 100€

E dëmtuar/fletë e mbushura:
– LTNJ
– Ekstrakti i lindjes
– Pasaporta e dëmtuar/mbushur dhe
– Taksa 100€

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
– Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
– LTNJ (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
– Ekstrakti i lindjes;
– Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
– Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
– Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
– Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
– Taksa 80€

Fletëudhëtimi

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
–    Kërkesa;
–    2 fotografi;
–    Kopja e një dokumenti të identifikimit;
–    Kopja e lejës së qëndrimit;
–    Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
–    Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
–    Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
–    Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
– Kërkesën   
– Kopjet e pasaportave të prindërve;
– Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
– Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

– Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Berlin

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

GJENDJET CIVILE

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

Regjistrimi i faktit të martesës

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:

– Kërkesa
– Ekstraktet e lindjes
– Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
– Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
– Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
– Certifikatë origjinale internacionale të martesës
– Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
– Taksa prej 30€

Formularin i kërkesës për regjistrimin e lindjes

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:

– Kërkesa
– Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
– Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
– Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës

Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes

Pajisje me dokumente të gjendjes civile

Shtetasit e RKS-së të cilë gjenden në sistemin e ri të gjendjes civile mund të pajisen në në Shërbimin konsullor në Berlin me:
– Certifikatë të lindjes
– Certifikatë të shtetësisë
– Certifikatë të martesës
– Certifikatë të vdekjes
– Certifikatë të statusit martesor
– Certifikatë të vendbanimit dhe
– Ekstrakt të lindjes
– Deklaratë për bashkësinë familjare
– Vërtetim nga arkivi

Dokumentet që nevoiten për aplikim

– Kërkesa
– Një dokument identifikimi valid i aplikuesit
– Taksa prej 20€

Vendosja e fotos në Certifikatë

Shërbimin konsullor në Berlin, sipas kërkesës së palës, bën vendosjen e fotos në certifikatën e lindjes së të miturit që shërben për kalimin e kufirit.
Me këtë rast nevoiten:

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve
– Certifikata origjinale e lindjes e të miturit.
– Taksa prej 10€.

VËRTETIME

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor ne Berlin lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

Pyetjet e shpeshta

A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale (ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë) në Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës?

Po. Ju mund të aplikoni për dokumentet personale ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës në Berlin.

A mund të bëhet aplikimi për dokumente personale në ID/Letërnjoftim dhe Pasaportë përmes Postës?

Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë, shenjave te gishtave dhe nënshkrimit elektronik. Ju duhet të paraqiteni personalisht në Ambasade. Pas paraqitjes personale dhe përfundimit të aplikimit, Ambasada e Kosoves ne Berlin/Sherbimi Konsullor mund t’ju dërgoj përmes shërbimit postar dokumentet Tuaja, kur kjo kërkohet nga vetë pala/vetë Ju. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

Cili është orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Orari i punës me palë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin është si vijon: Nga dita e hënë deri në ditën e enjte nga ora 9:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00-17:00.

A më duhet të bëjë termin për Shërbimet Konsullore në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Po. Me përjashtim të rasteve emergjente, termini paraprak për të kryer shërbime në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor ne Berlin është i domosdoshëm. Termini mund të bëhet nëpërmjet numrit të telefonit si në vijim:  +49 (30) 240476911 dhe me Email (consulate.berlin@rks-gov.net) apo duke u paraqitur personalisht per te marr nje termin.

Nëse kam një çështje emergjente çfarë duhet të veprojë?

Nëse çështja Juaj është e natyrës emergjente, atëherë Ju duhet të kontaktoni fillimisht numrin e  rregullt të telefonit të Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin      +49 (30) 240476911; numrin emergjent +49 179 36 70 536 apo edhe të paraqiteni drejtpërdrejt në Ambasade brenda orarit të caktuar me palë për të adresuar çështjen Tuaj.

Kam provuar disa herë t’ju marrë në telefon, por, linja është e ngarkuar. Si duhet të veproj?

Ambasada e Repubikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor ne Berlin është e perkushtuar te ju pergjigjet ne cdo pyetje dhe kerkese tuajen. Perkunder vullnetit dhe dëshirës sonë e kemi të pamundur që t’i përgjigjemi të gjitha kërkesave/thirrjeve, sidomos në kohën e pushimeve. Kapaciteti aktual i linjës telefonike në Konsullatë është që të pranojë deri në gjashtëmbëdhjetë thirrje në të njëjtën kohë dhe ju duhet të prisni deri sa t’ju vije radha. Luteni, që mos ta humbni durimin, por, provoni deri sa të keni mundësinë që të lidheni apo nëse kjo ju duket e pamundur shkruani email ose paraqituni edhe personalisht në Ambasade nëse çështja Juaj nuk pret.

Nga cila moshë mund të aplikojë për pajisje me ID/Letërnjoftim?

Aplikimi për ID/Letërnjoftim bëhet për personat nga mosha 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare sipas Udhëzimit Administrativ për pajisje me letërnjoftim të MPB-së dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

Brenda çfarë periudhe kohore rregullohet Pasaporta dhe Letërnjoftimi nga momenti i aplikimit në Ambasade dhe a duhet ta thërras prapë Ambasaden për t’u interesuar nëse Letërnjoftimi dhe Pasaporta janë të gatshme për tu tërhequr?

Nga momenti i aplikimit në Ambasaden e Republikes se Kosoves/Sherbimin Konsullor ne Berlin, Letërnjoftimi dhe Pasaporta Juaj mund të jenë të gatshme për t’u tërhequr brenda një periudhe kohore nga dy-javë deri në një muaj. Ju nuk keni nevojë që të thirrni Ambasaden prapë për të pyetur nëse ato janë të gatshme për t’u tërhequr sepse kur ato janë të gatshme për t’u tërhequr Ju do të pranoni nga ne dy sms – një për Letërnjoftimin Tuaj dhe një për Pasaportën Tuaj. Afati ligjor për lëshimin e dokumenteve të identifikimit nga posti konsullor është jo më vonë 30 (tridhjetë) ditë, me përjashtim të problemeve teknike apo kur rastet janë në shqyrtim në komision.

Si mund të bëhet tërheqja/marrja e Dokumenteve ID/Letërnjoftimit dhe Pasaportës në Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Berlin?

Tërheqja e pasaportës për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet duhet të bëhet nga njëri prind, përkatësisht nga përfaqësuesi i tij ligjor ose personi i autorizuar nga prindërit, duke prezantuar dokumentet në vijim: Dokument identifikues të prindit, përfaqësuesit ligjor ose personit të autorizuar; dhe dëftesën e formularit të aplikimit për pasaportë të (fëmijës). Aplikuesit nga mosha gjashtëmbëdhjetë (16) vjet mund të bëjnë tërheqjen e pasaportës personalisht.

Në ndërkohë, tërheqja e Letërnjoftimit dhe Pasaportës për personat mbi moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet duhet ta bëj aplikuesi personalisht ose me autorizim origjinal të vërtetuar nga noteri apo organi kompetent.  Me rastin e tërheqjes së letërnjoftimit/pasaportës i autorizuari duhet të paraqes dëshminë për aplikim, dokumentin identifikues dhe të nënshkruhet në evidencën e fletëpranimit. Nëse në momentin e aplikimit ju kërkoni vetë dhe jeni të pajtimit që Letërnjoftimi dhe Pasaporta t’ju dërgohen nëpërmjet Shërbimeve Postare nga Ambasada e Republikes se Kosoves/Sherbimi Konsullor, atëherë kjo është e mundur. Shpenzimet për shërbimet postare i bartë vetë pala.

Sa është taksa konsullore për aplikimin për Letërnjoftim dhe Pasaportë në Ambasaden e Republikës së Kosovës/Sherbimin Konsullor në Berlin?

Taksa konsullore për Letërnjoftim është 40 EUR, ndërsa për Pasaportë 100 EUR për personat mbi moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet. Ndërkaq, për personat nën moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjet taksa konsullore është 80 EUR.

Ku mund ta bëjë pagesën për Shërbimet Konsullore që ofrohen nga Ambasada e Republikes se Kosoves?

Pagesa për Shërbimet Konsullore, që ofrohen nga Ambasada mund të bëhen në Ambasade nëse Ju keni kartelë bankare apo në mungesë të saj në Postë, e cila është në distancë të afërt rreth 10 minuta ecje në këmbë nga Ambasada.

Cila është adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimet Konsullor në Berlin?

Adresa e Ambasades së Republikës së Kosovës në Berlin është si më poshtë:
Koenigsallee 20A/20B, 14193  Berlin

A ka hapësirë parkingu afër Ambasades se Republikes se Kosoves/Sherbimit Konsullor në Berlin?

Afër godinës së Ambasades së Republikës së Kosovës/Sherbimit Konsullor ekziston një parking për vizitorë dhe Ju mund të parkoheni aty nëse parkingu është i lirë. Në rrugën e njëjtë ekziston zona e parkingut, ku ju mund të parkoheni duke i respektuar rregullat për përdorimin e këtij parkingu.

A mund të aplikojë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së Pasaportës?

Personat që nuk posedojnë Pasaportë biometrike të Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës biometrike, pavarësisht prej afatit të vlefshmërisë së tyre. Ndërsa, personat që posedojnë pasaportë të Republikës së Kosovës, mund të aplikojnë për marrjen e pasaportës së re dymbëdhjetë (12) muaj para skadimit të afatit të vlefshmërisë.

Cilat janë procedurat dhe çfarë dokumente më nevojiten për tu pajisur me ID/Letërnjoftim të Republikës së Kosovës në Ambasaden/Sherbimin Konsullor të Kosovës në Berlin?

Procedurat e aplikimit për ID/Letërnjoftim janë të renditura si më poshtë, varësisht prej rastit Tuaj. Gjithashtu, në procedurat e mëposhtme janë të specifikuara edhe dokumentet, të cilat kërkohen në rastin kur ju aplikoni për Letërnjoftim për herë të parë; në rastin e humbjes/dëmtimit apo konfiskimit; atë për ndryshimin/ripërtëritjen e të dhënave personale si dhe ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut me atë të Republikës së Kosovës.

Burimi: ambasadat.net — faqja zyrtare e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës (përditësuar nga burimi më 19.06.2025). Për shtetasit e Republikës së Shqipërisë: punetejashtme.gov.al. Gabim? Shkruaji redaksisë.