Zhurma Press E Mërkurë · 23 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:14 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:54 Paraqitja e Melania Trump në OKB tërheq vëmendjen me stilin elegant09:51 Detaje mbi lëvizjet e Vlora Hysenit dhe qëndrimin në Kosovë09:51 PDK-ja e gatshme për çdo veprim që çon në funksionalizimin e Kuvendit09:49 Reagimi i Altin Krasniqit pas ftesës së institucioneve për familjarët e UÇK-së09:46 Kallas kërkon normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë09:29 Protesta e 116-të në Tiranë: Thirrje për dorëheqje dhe ndryshime09:24 Ardian Gjini shpreh pakënaqësi ndaj ministres Donika Gërvalla08:54 Adelina Ismaili publikon këngën "Ushtarit tim" pas vendimeve të Hagës08:49 Arrestohen 2 persona në Sarandë për transport të 6 emigrantëve drejt Greqisë08:46 Serbia kryeson në përdorimin e ChatGPT në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria gati e fundit
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA

Ambasada dhe konsullatat e Kosovës në Belgjikë: adresa, orari, dokumentet

Adresat, telefonat, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet për shtetasit e Kosovës në Belgjikë — nga burimi zyrtar, të rifreskuara çdo javë.

Belgjikë · 0 konsullata · 8 shërbime · 0 pyetje · verifikuar 23.09.2026

Të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Belgjikë dhe të konsullatave — adresa, telefona, orari i punës me palë, taksat dhe dokumentet — të kopjuara nga faqja zyrtare e misioneve diplomatike dhe të rifreskuara çdo javë. Para se të nisesh, konfirmo terminin te misioni.

AMBASADA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS · Bruksel, BELGJIKË

Sh.T. Agron Bajrami – Ambasador

Shërbimet konsullore

PËR SHTETASIT E KOSOVËS

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë

Autoritetet e shtetit të Kosovës janë përgjegjëse për mbrojtjen e interesit të shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë, apo gjinden përkohësisht në territorin e Mbretërisë së Belgjikës dhe Luksemburgut.

MBROJTJA KONSULLORE KONSISTON NË:


  1. Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;

Ndihma mund të ofrohet vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e familjes së shtetasve.

  1. Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Belgjikës;

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës, të cilët NUK KANË edhe shtetësi të Belgjikës apo të Luksemburgut, kanë të drejtë të njoftojnë shërbimin konsullor dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila nënkupton:
•    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
•    adresimin tek avokati mbrojtës;
•    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Vërejtje:
Zyrtarët Konsullorë nuk mund të shërbejnë assesi si përfaqësues ligjor të shtetasit të arrestuar.

  1. Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë vdekur në Belgjikë ose Luksemburg dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës në territorin e Belgjikës apo Luksemburgut, shërbimi konsullor i ofron familjarëve sipas kërkesës listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; sipas kërkesës regjistron faktin e vdekjes dhe lëshon lejen për kthimin e trupit të të ndjerit.

Vërejtje:
Shërbimi konsullor nuk mbulon shpenzimet për riatdhesimin e trupit të pajetë.

Regjistrimi i shtetasve

Regjistrimi i shtetasve

Përfaqësia diplomatike/konsullore në Bruksel,  inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese. Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë përmes formularit më poshtë ose në adresën elektronike:  consulate.brussels@rks-gov.net

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës 

TAKSAT/PAGESAT KONSULLORE

             Taksat konsullore

      1.Taksa për letërnjoftim

 

1.

Pajisje me letërnjoftim biometrik për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje dhe dëmtim

 

20 €

 

       

     2.Taksa për dokumente udhëtimi

 

1.

 

Fletudhëtimi për Kthim

 

30 €

2.

Pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim i të dhënave, humbje, dëmtim dhe kur fletët e pasaportës janë të plotësuara me vula dhe viza: Për personat mbi 18 vjeçar

 

70 €

3.

Pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare (Për të gjitha llojet e aplikimeve)

 

50 €

 

      3.Taksa për shërbimet e Gjendjes Civile

 

1

Regjistrimi i faktit të lindjes dhe martesës

10 €

2

Regjistrimi i faktit të vdekjes

Pa pagesë

3

Pajisje me Certifikatë të Lindjes, Ekstrakt nga Regjistri Qendror i Gjendjes Civile, Certifikatë të Shtetësisë, Certifikatë të Martesës, Certifikatë të Gjendjes Martesore, Deklaratë e Bashkësisë Familjare dhe Vërtetim nga Arkiva.

 

 

 3 €

4

Çertifikatë e Vdekjes

 0 €

5

Procesverbal për pranimin e atësisë/amësisë

 20 €

 

      4.Taksa për Fitim/Lirim të shtetësisë së RKS-së

 

1

Aplikimi për fitim të shtetësisë

20 €

2

Aplikimi për lirim të shtetësisë

120 €

3

Aplikimi për rifitim të shtetësisë

0 €

4

Vendimi për Fitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

150 €

5

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat mbi moshën 18 vjeçare

0 €

6

Vendimi për fitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

50 €

7

Vendimi për rifitim të shtetësisë për personat nën moshën 18 vjeçare

0 €

8

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim për personat mbi moshën 18 vjeçare

800 €

9

Vendimi për humbjen e shtetësisë me lirim nga shtetësia për personat nën moshën 18 vjeçare

400 €

 

       5.Taksa për Viza

 

1

Të gjitha llojet e vizave

40 €

     

       6.Taksa për legalizim dhe vërtetim

 

1

Legalizimi i dokumenteve publike të huaja dhe të Republikës së Kosovës

10 €

                             

         7.Taksa për veprime noteriale dhe vërtetime të çdo lloji

 

1

Vërtetime dhe konfirmime

10 €

2

Vërtetim që personi është në jetë -për pensionist

0 €

3

Autorizime dhe përkthime (Interne)

10 €

4

Vendosja dhe Vulosja e fotos në Çertifikatë

0 €

LETËRNJOFTIMI

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Për herë të parë (për personat mbi 16 vjeç):
–    Ekstrakti i lindjes
–    Nëse keni poseduar letërnjoftim të UNMIK-UT, atë duhet ta dorëzoni, ose në rast të humbjes raportin e policisë lidhur me humbjen e dokumentit;
–    Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatë dhe
–    Taksa 40€

Në rast të ripërtëritjes/korigjim të dhënash:
–    Ekstrakti i lindjes;
–    Letërnjoftimi i vjetër dhe
–    Taksa 40€

Në rast të humbjes/konfiskuar:

–    Kopja e LTNJ, ose pasaportës
–    Ekstrakti i lindjes
–    Raporti i policisë lidhur me humbjen e LTNJ-së, gjegjësisht raportin e konfiskimit dhe
–    Taksa 40€

PASAPORTA

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel. Personat nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit (kujdestari ligjor ose adoptuesi).

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat NËN 18 vjeç janë:

  • Kopja e ekstraktit të lindjes
  • Kopje të letërnjoftimit valid për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
  • Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shofer)
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

Vërejtje:

Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga organi kompetent; Nëse njëri prind ka vdekur, fëmija shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me certifikatën e vdekjes; Deklaratën e prindit të vulosur nga noteri ose organi kompetent i cili deklaron në përgjegjësi penale dhe materiale së nuk e dinë vendbanimin e prindit tjetër ose refuzimin e paarsyeshëm nga ana e prindit; Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari që dëshmon kujdestarinë me dokument ligjor;

  1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat MBI 18 vjeç

     

  • Kopjen e letërnjoftimit (të dhënat duhet të figurojnë në sistemin e regjistrit qendror të gjendjes civile) ;
  • Pasaportën paraprake (dhe një kopje të saj) në rast të: ndërrimit të të dhënave në pasaportë; dëmtimit të pasaportës; mbushjes së fletëve me vula apo viza; skadimit të afatit.
  • Dëshmi të pagesës së taksës konsullore për këtë shërbim

Vërejtje:

Nëse pasaporta është e konfiskuar kërkohet vendimi nga gjykata mbi lejimin për pajisje me pasaporte të re.

Në rast se pasaporta ka humbur ose është vjedhur, raporti policor i deklarimit të humbjes/vjedhjes është i domosdoshëm.

FLETUDHËTIMI

Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:

  • Kërkesa (plotësohet në mision në momentin e aplikimit)
  • 2 fotografi;
  • Kopja e një dokumenti të identifikimit;
  • Kopja e lejës së qëndrimit;
  • Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
  • Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
  • Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
  • Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 30€

Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:

  • Kërkesën  (plotësohet në misin në momentin e aplikimit)
  • Kopjet e pasaportave të prindërve;
  • Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
  • Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë.
  • Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën në Shërbimin konsullor në Bruksel

Fletudhëtimi  vlen vetëm një muaj nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.

GJENDJET CIVILE

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve
– Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
– Taksa prej 30€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo;

– Kërkesa
– Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
– Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri,
– Një kopje të certifikatës internacionale të lindjes së fëmijës
– Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

– Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
– Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;

REGJISTRIMI I FAKTIT TË MARTESËS

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të martesës në librin amëz të martesave në Kosovë, kërkohen këto dokumentet si në vijim:

– Kërkesa
– Ekstraktet e lindjes
– Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
– Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës (pasaporta);
– Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj (nëse njëri bashkëshort është shtetas i huaj pasaporta);
– Certifikatë origjinale internacionale të martesës
– Kur njëri bashkëshort është shtetas i huaj, atëherë kërkohet Certifikata e lindjes
– Taksa prej 30€

Formularin i kërkesës për regjistrimin e lindjes

REGJISTRIMI I FAKTIT TË VDEKJES

Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes së një shtetasi të Kosovës në librin amëz të vdekjeve në Kosovë, kërkohen këto dokumente si në vijim:

– Kërkesa
– Certifikatën internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
– Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
– Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës

Formularin i kërkesës për regjistrimin e vdekjes

VËRTETIME

VËRTETIME TË ÇDO LLOJI

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

VËRTETIME

Vërtetime të çdo lloji

Misioni konsullor lëshon sipas kërkesës së palëve vërtetime të çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: leje për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.

Pagesa e taksës prej 20€

Burimi: ambasadat.net — faqja zyrtare e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës (përditësuar nga burimi më 13.01.2026). Për shtetasit e Republikës së Shqipërisë: punetejashtme.gov.al. Gabim? Shkruaji redaksisë.