Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Kamion me targa të Kosovës merr flakë në Morinë, mbetet i bllokuar mbi 24 orë

Mbi 24 orë pas zjarrit, karroceria e mjetit vijon të bllokojë një korsi të Rrugës së Kombit pranë kufirit.

Redaksia ZHURMA 11:27 1 min lexim
Kamion me targa të Kosovës merr flakë në Morinë, mbetet i bllokuar mbi 24 orë
FOTO · Foto: Morina AL / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

MORINË — Një kamion me targa të Kosovës u përfshi nga flakët ditën e djeshme në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinës. Zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve.

Reagimi i shpejtë i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit, duke u bërë shkak për krijimin e trafikut pranë Pikës Kufitare të Morinës.

Burim: Gazeta Si
— Redaksia ZHURMA

Komentet