Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:09 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:04 Ambasada e Kosovës në Hagë kërkon qetësi pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së16:53 Vëllezërit Eftimi paraqiten në SPAK për vilat në Palasë16:49 SHBA vendos sisteme në orbitë, Kina dhe Rusia kërkojnë çmilitarizimin16:44 Grenell kërkon nga Kurti zhbërjen e Gjykatës Speciale pas dënimit të Thaçit16:38 Leonora Jakupi reagon ashpër: Sot u vra liria jonë në Hagë16:33 Kallëzim penal ndaj pesë personave dhe dy kompanive për pastrim parash16:18 Mario Mitaj luan si titullar te Genoa në Kupën e Italisë16:09 SHBA-ja bën thirrje për pranimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së15:58 Thirrje për bojkotim të EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale15:54 Bebe Rexha flet për vizitat e fëmijërisë dhe dasmat në Maqedoni
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Joshua konfirmon kontratën me Fury — do t'ia shqyej zemrën

Boksieri britanik konfirmon marrëveshjen pa datë dhe vend

Redaksia ZHURMA 11:11 Përditësuar 07:21 1 min lexim
Joshua konfirmon kontratën me Fury — do t'ia shqyej zemrën
FOTO · Foto: Hubert555 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LONDËR — Boksieri britanik Anthony Joshua ka dhënë përditësime në lidhje me duelin e madh ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Edhe pse nuk ka asnjë zyrtarizim në lidhje me datën dhe vendin, Joshua konfirmon marrëveshjen.

“Ne i kemi nënshkruar kontratat. Gjithçka është bërë. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë kam kaluar gjatë atij dueli të fundit. Jam rikthyer. Do t'ia shqyej zemrën. Jam kampioni më i lig dhe më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi Joshua.

Më tej, britaniku, ish-kampion bote në peshën e rëndë, shtoi: “Duke lënë mënjanë shakatë, unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe ka arritur, por ne jemi këtu tani. Shpresoj që tifozët të kenë një kënaqësi të madhe për këtë duel mes nesh.”

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Komentet