Zhurma Press E Shtunë · 05 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka mbështetur vendimin e Komisioneres së BE-së, Marta Kos, për të anuluar vizitën në Beograd.

Redaksia ZHURMA 12:12 1 min lexim
Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd
FOTO · Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar se me plotë të drejtë Komisionerja e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka anuluar vizitën e saj në Beograd pas nderimit që Serbia i ka bërë kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Postimi · X ↗

Ischinger e ka cilësuar këtë akt si të neveritshëm dhe ka ngritur pyetjen nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka kërkuar falje familjeve të viktimave.

"Marta Kos ka plotësisht të drejtë. Çfarë akti i neveritshëm të përpiqesh të nderosh kujtimin e një vrasësi masiv të dënuar. A u ka kërkuar falje Presidenti Vuçiç familjeve të viktimave?", ka shkruar Ischinger në platformat sociale.

Burimet: Ekonomia Online; Gazeta Metro; Gazeta Express (klaster 3 outlets).

Komentet