Hoffenheimi gëzohet për rikthimin e Fisnik Asllanit pas lëndimit
Sulmuesi kosovar u rikthye ndaj Stuttgartit pasi transferimi drejt Leipzigit me vlerë mbi 30 milionë euro dështoi për testet mjekësore.
Hoffenheimi është i lumtur me rikthimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllanit nga lëndimi, pasi ai u aktivizua në fundjavë kundër Stuttgartit. Drejtori sportiv Andreas Schicker tha se "nuk ishte një verë e lehtë për Fisin" dhe shpreu gëzimin që lojtari është përsëri me ekipin.
Gjatë verës, Leipzigi dhe Hoffenheimi kishin arritur marrëveshje për transferimin e Asllanit në një operacion me vlerë mbi 30 milionë euro, por marrëveshja nuk u finalizua pasi lojtari nuk i kompltoi me sukses testet mjekësore. Kësisoj, ai mbeti te Hoffenheim dhe mungoi disa ndeshje.
Sipas "Kicker", nuk përjashtohet mundësia e një transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi nga klubet e mëdha evropiane vazhdon. Ende nuk është e qartë nëse Asllani do të bashkohet me Kombëtaren e Kosovës për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Burimet: RajoniPress (Gazete Rajonale Online); Albeu; Telegrafi (klaster 3 outlets).