Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ekonomi Maqedonia

Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes dy vendeve

Vendosja e gurëthemelit për autostradën Shkup–Bllacë shënon një hap të rëndësishëm të projektit strategjik infrastrukturor, sipas Afrim Gashit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes dy vendeve
Foto: botasot.info

SHKUP — Vendosja e gurëthemelit për fillimin e punimeve të autostradës Shkup–Bllacë shënon një hap të rëndësishëm të këtij projekti strategjik infrastrukturor, ka shkruar Afrim Gashi. Ai tha se ishte pjesë e kësaj ngjarjeje bashkë me kryeministrat Mickoski dhe Kurti, si dhe funksionarë të të dyja shteteve.

“Ky projekt padyshim se do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët, ekonominë dhe qarkullimin ndërkufitar. Përgëzoj dhe inkurajoj institucionet e vendeve që të angazhohen me përkushtim dhe bashkëpunim për finalizimin e projektit, në mënyrë që të vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona”, ka shkruar Gashi.

Më herët u raportua për nisjen e autostradës Shkup–Bllacë për lidhjen mes dy vendeve.

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →