Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:57 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
15:54 Diskriminimi dhe bllokimi i fondeve për shqiptarët në Luginë të Preshevës15:49 Mjallaq Përgjika i shpëton operacionit të forcave RENEA në Korçë15:44 Bleona Qereti ekspozon format trupore në pushimet luksoze15:34 Bilanc tragjik, dhjetëra të vrarë pas sulmit rus me dron pranë Kievit15:29 BIK kërkon hetimin e dokumentit Top Sekret në dosjen e Shehollit15:25 Tubim në Hagë: "Liria ka Emër" zbulon orarin për aktgjykimin15:19 Shpati Zekaj mposht grekun Mylonelis dhe synon bronzin15:14 Valbona Mhilli rikthehet në ekran dhe merr drejtimin e emisionit Vila2415:04 Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra zjarri aktive në vend, problematike në Dajt e Bulqizë15:00 Sulme me dronë rusë në Ukrainë, dhjetëra viktima dhe të plagosur
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Kush eliminoi Francën?

Spanja fitoi me 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Dallas

Redaksia ZHURMA 00:18 Përditësuar 07:19 1 min lexim
Kush eliminoi Francën?
FOTO · Foto: Oyarzabal Spain football team in 2025 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Dallas. "La Roja" zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe kontrolloi sfidën ndaj kampionëve në fuqi, duke siguruar fitoren me golat e Mikel Oyarzabalit nga pika e bardhë dhe Pedro Porros. Me këtë sukses, Spanja ka siguruar finalen e saj të dytë në histori të Kupës së Botës, pas triumfit në vitin 2010.

Përzgjedhësi Luis de la Fuente nuk e fshehu emocionin pas ndeshjes, duke vlerësuar karakterin dhe cilësinë e skuadrës së tij. "Është e vështirë të shpjegojmë se çfarë ndiejmë, por është një lumturi e jashtëzakonshme. Ky grup lojtarësh është i jashtëzakonshëm. Na ka mbetur edhe një hap për të bërë", deklaroi De la Fuente.

Ai pranoi se presioni dhe përgjegjësia në një finale të Kupës së Botës janë të mëdha, por theksoi se skuadra ende nuk e ka kuptuar plotësisht madhështinë e arritjes. "Ka shumë tension, sepse është një përgjegjësi e madhe të jesh në finale. Është një privilegj i madh. Ende nuk e kemi kuptuar plotësisht atë që kemi arritur", deklaroi ai.

Duke folur për përballjen me Francën, trajneri spanjoll theksoi se skuadra e tij kishte respekt maksimal për kundërshtarin, por besoi te forca e grupit të tij. "Franca? Ne e kishim thënë që në dhomën e zhveshjes se do të përballeshim me një nga ekipet më të mira në botë, me disa prej lojtarëve më të mirë në planet. Por ata u përballën me ekipin më të mirë në botë". Ata treguan nivel, personalitet dhe besim në një skenë kaq të madhe, deklaroi ai.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/de-la-fuente-tregon-se-si-lojtaret-e-tij-e-eliminuan-francen/

— Redaksia ZHURMA

Komentet